LAJMI I FUNDIT:

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Kylian Mbappe dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për Cristiano Ronaldon pasi shënoi golat e tij të parë për Real Madridin në La Liga.

Mbappe shënoi golat e tij të parë për Realin në kampionat që prej se e kompletoi transferimin si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini, teksa realizoi dy herë ndaj Real Betisit.

Francezi nuk kishte arritur ta tundë rrjetën në tri takimet e para, duke ngjallur shqetësime në mesin e tifozëve pas një debutimi zhgënjyes në La Liga.


Duke folur pas ndeshjes për rezultatin që arritën, ai u krahasua me Cristiano Ronaldon, i cili pati një aventurë legjendare me ‘Los Blancos’.

Sidoqoftë, 25-vjeçari i hodhi poshtë krahasimet me idhullin e tij duke thënë në të njëjtën kohë se nuk po ndjen presion.

“Nuk e ndjej presionin. Nuk mendoj për Cristianon, me gjithë respektin për të. Cristiano është idhulli im, po. Por jo, nuk dua ta ndjek askënd. Nuk e dua atë presion. Unë dua të jem Kylian. Unë e kam vetëm presionin se si të adaptohem me ekipin”, ka thënë Mbappe.

Tutje, ai foli për dy golat që shënoi ndaj Real Betisit, duke përshkruar ndjesinë që kishte në ato momente.

“Ishte një moment i mirë. Unë kam shpresuar që të shënojë në këtë stadium legjendar, të cilin e konsideroj më të mirin në botë. Ndihem mirë këtu. E kam thënë që prej ardhjes sime, jam i lumtur. Tifozët dhe të gjithë në ekip më kanë shfaqur shumë dashuri, edhe kur nuk kam shënuar”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori