Mbappe inkuadrohet për t'ia siguruar fitoren e dytë PSG-së

Paris Saint Germaini e ka regjistruar fitoren e dytë sezonale nga po aq ndeshje, ndërsa Guingampi ishte viktima e radhës. Në ndeshjen e zhvilluar në Stade de Roudourou, kampioni i Francës fitoi me rezultat 3-1.
Të parët kaluan në epërsi vendasit me golin e Nolan Roux (20') dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë, mysafirët përmbysën gjithçka. Fillimisht, Neymar e barazoi rezultatin nga pika e bardhë (53').
Ndërsa teksa po afrohej fundi i ndeshjes, doli në skenë Kylian Mbappe, i cili ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë.
Francezi i shënoi dy gola (82' dhe 90') për t'ia siguruar triumfin e radhës skuadrës së tij. Angel di Maria dhe Neymar ishin asistues në golat e tij.
Kjo është fitorja e dytë me radhë e Paris Saint Germainit në Ligue 1 nga po aq ndeshje të zhvilluara në sezonin 2018/2019 në kampionatin francez.
Ndeshjen e radhës, PSG do ta zhvillojë në Parc de Princes kundër Angers. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6s7kxt
https://www.dailymotion.com/video/x6s7mgu
https://www.dailymotion.com/video/x6s7mxa

















































