Policia holandeze është detyruar ta godet me veturë pengmarrësin në dyqanin e Apple në Amsterdam, brenda të cilit mbajti peng një person për plotë pesë orë – duke ia mbajtur vazhdimisht revolen në kokë.
Pamjet amatore shfaqin masën duke vrapuar në të gjitha anët që t’i shpëtojnë më të keqes, dhe ndërhyrjen e policisë që e panë si opsionin e fundit për ta neutralizuar – pra ta godasin me veturë në sheshin e kryeqytetit holandez ku më pas e prangosën, transmeton Telegrafi.
“Kemi arritur ta ndalim pengmarrësin – duke e goditur me veturë – madje i kemi publikuar edhe pamjet e këtij momenti. Pasi mësuam se në trup nuk kishte lëndë shpërthyese, vendosëm të ndërhyjmë,”, thuhet në kumtesën e policisë holandeze.
Mooie hoek dit #leidseplein pic.twitter.com/6LGXjlPEvh
— AvD (@ahvd94) February 22, 2022
E gjatë kohës sa kishte mbajtur peng një person brenda dyqanit të Apple, ai vazhdimisht ia tregonte policisë revolen që e mbante në dorë – duke ua bërë me dije se çdo veprim i tyre mund t’ia rrezikojë jetën pengut.
Megjithatë pas pesë orëve, ata arritën ta neutralizojnë në momentin kur tentoi të arratiset duke kërcënuar me revole kalimtarët e rastit. /Telegrafi/