Mbahet Moduli 3 i Kursit mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1 / Kolegji i Kirurgëve të Kosovës
![Mbahet Moduli 3 i Kursit mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1 / Kolegji i Kirurgëve të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/02/Kursi-Foto-780x439.jpg)
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike, kësaj radhe “Moduli 3: Qepja- Sutura”, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza
Ky modul sigurojë një përmbledhje të gjashtë qepjeve bazë të përdorura shpesh në kirurgji, me ç ‘rast përgjatë sesionit u bë edhe përshkrimi i qepjeve, teknikave dhe procedurës.
Moduli 3: ”Qepja-Sutura”, është prezantuar me ligjëruese Dr. Liridona Guci, specialiste e Kirurgjisë Plastike, dhe specializantja e kirurgjisë plastike, Dr. Dile Rrusta.
Dr. Guci, shpjegoj para specializantëve, format e ndryshme të ndërtimit të qepjeve, avantazhet dhe disavantazhet e tyre dhe përdorimet e duhura të tyre, llojet e ndryshme të materialit të qepjes dhe vetitë e tyre unike, gjilpërat e ndryshme të qepjes dhe kushtet për përdorimin e tyre, teknika të ndryshme të qepjes dhe indikacionet për përdorimin e tyre, përgatitjen e duhur të fushës kirurgjikale për qepje, demonstroni ngarkimin e duhur të gjilpërës tek drejtuesi i gjilpërës, thurjen e thjeshtë të ndërprerë, thurjen e thjeshtë vrapimi, thurjen nënlëkurore dhe qepjet e dyshekut vertikal dhe horizontal.
Me tutje, Dr. Guci, bëri edhe përshkrimin e këtij moduli, hap pas hapi, dhe një video të përformances së qepjes- sutures. Po ashtu, ajo bashkë me specializantët pjesëmarrës, demonstroj në formë të praktikës, format e ndryshme të këtij moduli.
Ndërkaq, Dr. Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, prezantoj punën e këtij institucioni, dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po vazhdon të jap kryetari i KKK-së, Prof. Dr. Rifat Latifi.
Me këtë, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të ekzistimit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale perëndimore.
Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve 16 aftësi thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre, duke filluar nga parimet e asepsis dhe lidhjes së nyjeve, qepja-sutura, deri të aftësitë bazë laparoskopike dhe anastomozat.
Kjo kurrikulë është ridizajnuar kohët e fundit për edukatorët dhe specializantët në mënyrë që të jetë më ndërvepruese, e përshtatshme, si dhe më gjithëpërfshirëse duke realizuar çdo simulim përkatës.
Secili nga 16 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (i cili do të shërbejë si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi mbi 70 specializantë, dhe i njëjti do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht