Site icon Telegrafi

Mbahet mbledhje konstitutive në Zubin Potok, pritet zëvendësimi i asamblistëve

Ka përfunduar mbledhja konstituive për zëvendësimin e asamblistëve në Zubin Potok.

Mbledhja ku është bërë zëvendësimi i asamblistëve është mbajtur në Zyrën lokale të komuniteteve, aty ku funksionon edhe administrata komunale në fshatin Çabër, Zubin Potok. Mbledhja ishte e mbyllur për media, ndërkaq Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka monitoruar nga afër procesin, raporton Telegrafi.

I pranishëm ishte edhe ministri Elbert Krasniqi.

Ndryshe, më 14 dhjetor në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut janë betuar 14 asamblistë të rinj të cilët vijnë nga Iniciativa Qytetare, kjo pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës Serbe në fillim të muajit nëntor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version