Mbahet mbledhja e tretë vjetore e këshillave ekonomiko-social lokal dhe kombëtar në Maqedoni

Është mbajtur sot mbledhja e tretë e përbashkët vjetore e Kashillave lokale ekonomiko-sociale me Këshillin kombëtar ekonomiko-social.
Temë kryesore ka qenë shqyrtimi i analizave më të reja për katër sfera me rëndësi, siç janë efektet e rrogës minimale, efektet e tatimit personal në fitim dhe kontributet nga rroga, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu u diskutua edhe për vlerësimin e sistemit pensional të Maqedonisë dhe mundësitë për themelimin e një fondi për përmirësimin e dialogut socia.
Analizat e shqyrtuara janë përpiluar në kuadër të projektit ''Përmirësimi i dialogut social'', financuar nga BE-ja dhe realizuar nga Organizata ndërkombëtare e punës.
Njëra ga qëllimet kryesore, sipas AIM-së, është vendosja dhe forcimi i rrjetit të bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet Këshillit kombëtar ekonomiko-social dhe Këshillave lokal ekonomiko-social përmes shqyrtimit të çështjeve të ndryshme të sferës së punës së këshillave ekonomiko-social./Telegrafi/


















































