LAJMI I FUNDIT:

Mbahet marshi protestues “Marshojmë s’festojmë”

Mbahet marshi protestues “Marshojmë s’festojmë”

Aktiviste e aktivistë të kolektivit “Marshojmë s’festojmë”, sot organizojnë marshin protestues nga ora 12:00.

Njoftimi i plotë i marshit protestues:

Në 8 Mars Ditën Ndërkombëtare të Grave, të revoltuara/revoltuar dhe në solidaritet me të gjithë ato/ata që protestojnë sot në botë, ne MARShojmë S’Festojmë – për të drejta ekonomike dhe shoqërore, si parakusht për një qytetari të njëmendët.


Duam punësim pa shfrytëzim, barazi, liri dhe drejtësi shoqërore. Kërkojmë punësim me pagë që na mundëson jetë me dinjitet. Duam sigurim shëndetësor, siguri në punë, dhe punë pa diskriminim për të gjitha/ë pa dallim etnie, religjioni, moshe, shkollimi, orientimi seksual, identiteti gjinor dhe aftësisë.

MARShojmë S’Festojmë për barazi në punësim, përfaqësim politik, dhe në familje. Pabarazia në punë dhe në relacion me punën ndikon më së shumti tek grupet e margjinalizuara. Prandaj, ne protestojmë kundër seksizimit, homofobisë, transfobisë dhe racizimit.

Protestojmë kundër dhunës gjinore dhe ngacmimeve seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Kolektivi feminist qytetar ‘MARShojmë S’festojmë’ bën thirrje shoqërisë për t’u mobilizuar kundër pabarazive dhe shfrytëzimit në punë, në sferën publike dhe private; bënë thirrje institucioneve të kenë qasje proaktive për të adresuar çështjet e punësisë, varfërisë, dhe pabarazisë gjinore në punë dhe nё shtёpi, me theks te gratë.

Kolektivi feminist qytetar ‘MARShojmë S’festojmë’ është iniciativëё qytetare që synon të jetë zёri për të shtypurat/it në shoqëri. Përbëhet nga qytetare/ë, aktiviste/ë për të drejtat e grave, grupe sindikaliste dhe të punëtorëve, akademike/ë, artiste/ë media dhe OJQ tё ndryshme.

12:00 – 14:00 – MARShojmë S`Festojmë

Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Banka Qendrore e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Policia e Kosoves, Parlamenti/Qeveria e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori