MB-Maqedoni: Shtatë ushtarë do të kthehen nga Afganistani, do të dërgohen në karantinë

Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se nesër shtatë ushtarë të Maqedonisë do të kthehen nga Afganistani.
"Anëtarët e Ushtrisë pritet të arrijnë mbrëmjen e nesërme dhe më pas do të transportohen në vendin tonë.
Pas mbërritjes së tyre, në përputhje me rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ata do të dërgohen në karantinë dyjavore e cila është e detyrueshme për të gjithë qytetarët që kthehen nga jashtë", thonë nga Ministria e Mbrojtjes./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































