LAJMI I FUNDIT:

Mazreku: Kujdes me vozitje afër shkollave

Mazreku: Kujdes me vozitje afër shkollave

Sot në shkollat e Kosovës ka filluar viti i ri shkollor 2019-2020. Të gjithë kanë uruar vit të mbarë shkollor.

“Urime, nxënës, kujdes vozitës! “Urime nxënës, kujdes vozitës” ky është mesazhi i drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, i cili uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, deri sa tek shoferet apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në komunikacion.

Mazreku, ka kërkuar nga të gjithë ngasësit e veturave që të kenë kujdes gjatë vozitjes e sidomos në vendet ku ka shkolla dhe ku nxënësit janë më shumë prezentë në vende të caktuara.


“Deri më tani ka pasur raste ku në vende të ndryshme ka pasur aksidente fatale dhe ku ka pasur humbje të jetës. Për këtë Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, kërkon ngadalësim të shpejtësisë dhe rritje të kujdesit në sigurinë e nxënësve”, tha ai.

Sipas tij, edhe kur autobusët kalojnë afër shkollave duhet të ketë më shumë kujdes. “Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, është e gatshme që përmes formave të ndryshme të punojë në edukim dhe rritje të vetëdijes për nxënësit për sigurinë në komunikacion”, tha ai. Përndryshe, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës, e të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës./rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori