LAJMI I FUNDIT:

Mauricio Pochettino ka pesë ditë kohë që të vendos për ofertën e Real Madridit

Mauricio Pochettino ka pesë ditë kohë që të vendos për ofertën e Real Madridit
during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Leicester City at Wembley Stadium on May 13, 2018 in London, England.

Real Madridi është i interesuar për Mauricio Pochettino i cili shihet si pasardhës i Zinedine Zidane, i cili u largua nga Santiago Bernabeu.

Trajneri argjentinas u ka kërkuar pesë ditë kohë që të vendos për të ardhmen e tij.

Tottenhami i ka vazhduar kontratën javën e shkuar trajnerit, por në ditët e fundit është i lidhur  me kalimin te Real Madridi.


Ai është kontaktuar nga Los Blancos nëpërmjet një shoku të tij që vepron si agjent.

Mauricio Pochettino . (Photo by Tony Marshall/Getty Images)

Komentet e tij të fundit tregojnë se ai nuk do të prish marrëdhëniet me të parin e Tottenham, Daniel Levy, dhe po e pret vendimin e tij që të lëviz drejt Real Madridit.

Fakti që largimi i Zidane erdhi kaq papritur, trajneri argjentinas kishte pritur të qëndronte te Tottenham së paku deri në sezonin 2019/20.

Ai kishte filluar ta planifikonte sezonin e ri me klubin anglez. Tani situata ka ndryshuar dhe Pochettino duhet të marrë një vendim.

Ai pritet ta drejtojë Real Madridin (Getty)

Pochettino dëshiron të stërvitë një ditë Real Madridin, por gjithashtu dëshiron të mbetet mirë edhe me klubin londinez.

Për të mos e kthyer në dramë të ardhmen e tij ai ka kërkuar vetë pesë ditë kohë që të vendos për të ardhmen. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Kalo në kategori