Code Summer Fest 2017 (CSF2017) është një aktivitet vjetor që organizohet nga Kolegji Universum, me tema me fokus nga Computer Science.

Tashmë tri javë që është duke e mbajtur Code Summer Fest 2017, me moton “You have to know only one thing #YOU CAN LEARN ANYTHING” ku si temë kryesore ka qenë WEB Design dhe pjesëmarrës kanë qenë maturantë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe Lugina e Preshevës.


Sot edhe përfundon fazë e dytë e CSF2017 për te filluar se shpejti me fazën e tretë të CSF2017 (apliko duke klikuar këtu).

Për secilën fazë studentët marrin certifikatë për ndjekjen e CSF2017 ku përshkruhen: Projekti i realizuar, shkathtësitë e arritura dhe numri i orëve.

Faza e parë:

Projekti: WEB-faqe Personale nga secili student

Përshkrimi: Ndërtimi i WEB-faqes me më së paku katër ndërfaqe (Home, CV, Assignments, Hobbies) me informata personale, linqe dhe një foto në secilën faqe.

Njëra nga faqet duhet të jetë faqe e quajtur Assignments ose Portfolio qe do të përmbajë linqe për projekte tjera.

Shkathtësitë: Beginning HTML, Images, Web hosting

+ CV and Motivation Letter

Faza e dytë:

Projekti: Ri-Dizajni i WEB-faqes personale nga secili student

Përshkrimi: Përdorimi i HTML, CSS dhe Photoshop për Ri-Dizajn e WEB-faqes Personale të ndërtuar në
Fazën e parë

Shkathtësitë: CSS, Photoshop

Faza e tretë (kliko këtu për të aplikuar):

Projekti: Bootstrap Hobby/WEB-faqe për një Organizatë ku afiliojn studentet

Përshkrimi: Ndërtimi i një WEB-faqe për Hobi ose për një Organizatë ku afiliojn studentet. Duhet të jetë WEB-faqe e re, por jo dizajn i WEB-faqeve ekzistuese

Shkathtësitë: Bootstrap, JavaScript, Photoshop, responsive design

Të gjitha këto aktivitete do tu ofrojnë maturanteve njohuri dhe shkathtësi të cilat do tu ndihmojnë atyre në studimet e tyre të mëtutjeshme si dhe në forcimin e tyre në karrierë.