Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot kanë takuar përfaqësuesit e Kompanive Regjionale të Ujësjellësit (KRU), ARRU-së dhe SHUKOS, me me këtë rast kanë diskutuar për çështjen e vazhdimit të lejeve ujore dhe obligimet financiare të KRU-ve ndaj qeverisë.
Nga ky takim, është arritur marrëveshje mes MMPH-së dhe KRU-ve për shlyerjen e borxhit të akumuluar prej vitit 2007-2017 nga këto kompani, në vlerë mbi 1.5 milion euro.
Matoshi gjatë këtij takimi tha se çështja e furnizimit me ujë mbetet prioritet i MMPH-së, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e pagesës së borxhit nga KRU-të
“Çështja e furnizimit me ujë për qytetarët e Republikës së Kosovës mbetet një prioritet i MMPH-së. Po ashtu çështje e rëndësishme për ministrinë tonë mbetet edhe shlyerja e borxhit të akumuluar mbi 1.5 milion euro që Kompanitë Regjionale të Ujërave kanë ndaj MMPH-së nga viti 2007-2017”, tha Matoshi.
Gjatë këtij takimi, Matoshi dhe Lluka, kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e KRU-ve për shlyerjen e borxhit për pesë vite duke filluar t’i kryejnë këto obligime nga muaji shtator 2018 prej 20 për qind, për të vazhduar edhe katër vite të tjera, me nga 20 për qind të pagesës.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u bë e ditur se Kompanitë Regjionale të Ujërave mundë të pajisen me Leje Ujore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vetëm atëherë kur përfundojnë pagesën prej 20 për qind të borxhit për vitin 2017 dhe në rast të mos zbatimit të kësaj marrëveshje, mund tu merret Leja Ujore dhe për pasojë edhe licenca e operimit nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Përfaqësuesit e Kompanive Regjionale të Ujësjellësit gjatë këtij takimi kanë shprehur pajtueshmërinë që borxhi që kanë ndaj MMPH-së të përfundoj në periudhë pesë vjeçare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite