Portieri i Brightonit, Mat Ryan ka përfunduar në radarin e Manchester Unitedit dhe shihet si zëvendësues i David De Geas.

Djajtë e Kuq janë duke menduar për një portier të ri në skuadrën e tyre.


Sipas mediumit anglez The Sun, portieri Mat Ryan është shfaqur si një goditje shokuese për Unitedin.

Australiani ka impresionuar fuqishëm këtë sezon, duke ndihmuar ekipin e tij në katër fitore nga 10 ndeshje të luajtura.

Mat Ryan 1 Mat Ryan po tregon formë të lartë këtë sezon (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Shfaqjet e Ryan kanë alarmuar Unitedin, të cilët tani po planifikojnë fshehurazi një të ardhme pa spanjollin De Gea.

Spanjolli ende nuk është dakord rreth një zgjatje të kontratës së tij, e cila do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm.

De Gea 11 De Gea pritet të largohet nga Old Trafford (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

PSG dhe Juventusi kanë regjistruar tashmë interesimet e tyre në 27-vjeçarin spanjoll, të cilin e duan për portën e tyre.

Kjo ka çuar Unitedin të shikojë alternativat dhe ata besojnë se Ryan, i cili ka mbajtur tre herë portën e paprekur në Ligën Premier, është gati të bëjë hapin drejt një klubi të madh. /Telegrafi/

telegrafi sport app