LAJMI I FUNDIT:

Mashtruan gjatë shitblerjes së banesave në Shkup, MPB me kallëzim penal ndaj dy personave

Mashtruan gjatë shitblerjes së banesave në Shkup, MPB me kallëzim penal ndaj dy personave

MPB bën të ditur se ka parashtruar kallëzim penal për mashtrim ndaj 33-vjeçarit F.S. nga Shkupi dhe 31-vjeçarit F.J. gjithashtu nga Shkupi, pasi të njëjtit dyshohen se i kanë marrë 5.000 euro një personi nga Kavadari, si paradhënie për blerjen e një banese në Shkup, që nuk ishte pronë e tyre.

“Gjatë muajit nëntor 2022, të akuzuarit kanë krijuar një shpallje në një nga portalet e regjistruar për shpallje se gjoja po shesin një apartament dhe kanë fotografuar një apartament tjetër të shpallur për shitje. Në atë mënyrë e kanë hutuar të dëmtuarin nga Kavadari se banesa e shpallur për shitje është pronë e personit juridik përfaqësuesi i të cilit ka qenë i raportuari i dytë”.

“Të dëmtuarit i kanë treguar edhe fotografitë e banesës përmes aplikacionit Viber dhe i kanë kërkuar që t’i paguajë 5.000 euro paradhënie për shitblerje të banesës, në llogarinë e personit juridik, respektivisht të raportuarit të dytë. Pas kësaj kanë vazhduar ta mashtrojnë të dëmtuarin me arsyetime të ndryshme lidhur me shitblerjen e banesës dhe i njëjti pasi ka parë se nga shitja e banesës së shpallur nuk ka asgjë, gjegjësisht se është mashtruar, ka paraqitur rastin në polici”, thonë nga MPB.


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori