Mashtronte në emër të bamirësisë – arrestohet i dyshuari në Gjilan

22:"Young man in handcuffs 24:"Getty Images/iStockphoto
Një mashkull kosovar është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vjedhje identiteti dhe keqpërdorim të kredencialeve të shumë personave.
Sipas hetimeve, i dyshuari në bashkëpunim me persona të tjerë ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve për të përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, duke u paraqitur në emër të organizatave bamirëse.
Veprimtaria dyshohet të ketë ndodhur që nga data 29 mars 2025.
I dyshuari është kapur dhe arrestuar më 9 korrik në Gjilan.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për përfshirjen e të tjerëve vazhdojnë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































