Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), vlerëson se Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar me sukses dhe i tërë procesi ka shkuar sipas planit dhe dinamikës së paraparë.
Këtë konstatim, Komisioni e ka bazuar në raportet, të cilat kanë ardhur nga terreni, respektivisht nga të gjitha qendrat ku është organizuar tesimi për rreth 25 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriterët dhe kërkesat për t’iu nënshtruar këtij testi, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit
KShM bën të ditur se Provimi ka filluar me kohë në të gjitha qendrat, pasi që testet janë shpërndarë dhe nuk ka pasur mungesa të testeve. Po ashtu, administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë në qendrat ku kanë qenë të caktuar.
Si gjithmonë, KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, e në veçanti mediat, të cilat janë një nga monitoruesit më të mirë, që po ndihmojnë shumë me raportimin e vazhdueshëm.
Sikur edhe në pjesën e parë të Provimit të Maturës, e cila u mbajt më 14 qershor, KShM thekson se edhe në këtë pjesë, tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale kanë qenë shumë më të pakta se në të kaluarën. Ndërsa, edhe në rastet kur ka pasur tentime të tilla, janë identifikuar dhe raportuar dhe ndaj tyre do të merren masat që i përcakton Ligji.
Provimi është mbajtur në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 2100 administrues dhe 600 komisionerë.
Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore do të publikohen 3 korrik 2017 në të gjitha shkollat ku nxënësit kanë mbarura shkollimin e mesëm të lartë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit