LAJMI I FUNDIT:

MASHT-i ndanë bursa për nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikor

MASHT-i ndanë bursa për nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikor

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka vizituar Gjimnazin Matematikor në Prishtinë, ku nxënësve të këtij gjimnazi iu ka kumtuar vendimin për ndarjen e 113 bursave, pra për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle.

Sipas këtij vendimi, të cilin ministri Bajrami ua ka dorëzuar solemnisht kryetarëve të klasave, Ministria e Arsimit, të gjithë nxënësve do t’u ndajë bursë shtetërore, prej 50 euro në muaj për gjithë vitin shkollor.

Ministria, po ashtu, do t’u mundësojë të gjithë nxënësve të këtij gjimnazi që të ushqehen në Mensën e Studentëve në Prishtinë.


Ministri Bajrami, me këtë rast, ka theksuar edhe një herë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit për nxënësit e drejtimeve deficitare dhe stimulimin e tyre financiar, veçanërisht për nxënësit të cilët zgjedhin këto drejtime edhe në nivelin universitar.

“Jam këtu për t’ju siguruar se do të keni mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës dhe timen. Ju jeni shpresa e Kosovës, sepse ju keni zgjedhë të vazhdoni shkollimin në një gjimnaz shumë të rëndësishëm, të cilin do ta quaj gjimnaz të ekselencës dhe njerëzve inovativ. Sot, kam ardhur për t’ju takuar juve dhe për t’ju komunikuar vendimin të cilin e kam  marrë dhe të ju siguroj që ky gjimnaz do të jetë shkollë elitare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Pra, nëse zgjidhni që të studioni matematikën do të keni mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit”, ka theksuar ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, ka vlerësuar lartë punën e mësimdhënësve të kësaj shkolle në përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e matematikës dhe nxjerrjen e talenteve të rinj.

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori