Pas përgjigjes pozitive të Komitetit drejtues të Rrjetit të Shkollave Evropiane për anëtarësimin e MAShT, fillimish si institucion observator, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka nënshkruar Marrëveshjen për këtë qëllim.
“Qëllimi i Marrëveshjes është të rrisë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin midis shkollave në Evropë duke përdorur teknologji të reja të informacionit dhe komunikimit dhe për të nxitur zhvillimin e dimensionit evropian në arsim.
Poashtu, kjo Marrëveshje ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e të mësuarit teknologjik në shkolla duke shpërndarë shembuj të politikave dhe praktikave të mira dhe duke hetuar modele të reja për shkollim dhe mësim, të ofrojë shërbime, përmbajtje dhe mjete të bazuara në teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit për anëtarët dhe rrjetet partnere dhe për të lehtësuar zhvillimin e një qasjeje të përbashkët ndaj standardeve dhe ndërveprimit.
Gjatë takimit në mes të përfaqësuesve te MAShT të kryesuar nga Valmir Gashi – zëdhënës, si dhe përfaqësuesve të European Schoolnet të kryesuar nga Marc Durando – drejtor ekzekutiv, është formalizuar bashkëpunimi dy palësh për t’i hapur rrugë institucioneve arsimore të Kosovës për zhvillim profesional, trajnime e shumë përfitime të tjera.
Përfaqësuesit e ketij rrjeti do të kenë së shpejti një takim një takim pune me zyrtarët e MAShT me ç’rast do të jepen udhëzimet për qasje në rrjetin European Schoolnet”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja e rrjetit European Schoolnet me vendet anëtare është nënshkruar duke marrë parasysh rezolutën e Këshillit të 6 majit 1996 (OJ Nr. C 195, 6.7.1996, f.8) lidhur me softuerin multimedial arsimor në fushat e arsimit dhe trajnimit, si dhe Komunikimin (COM (96) 471 finale) nga Komisioni i Bashkimit Europian në Këshill, Parlamentin Europian, Komitetin Ekonomik dhe Social dhe Komitetin e Rajoneve, lidhur me Planin e Veprimit për një Iniciativë Europiane të Arsimit “Mësimi në Shoqërinë e Informacionit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit