LAJMI I FUNDIT:

MASH: Pohimet e LSDM-së për standardin e studentëve janë për qëllime politike

MASH: Pohimet e LSDM-së për standardin e studentëve janë për qëllime politike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), në reagimin ndaj konferencës së djeshme për shtyp të kryetarit të LSDM-së, thekson se janë ndërmarrë masa, projekte dhe aktivitete të cilat e avancojnë arsimin e lartë dhe e lehtësojnë studimin dhe jetën studentore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e LSDM-së, prej nga i kritikon shpenzimet dhe kushtet për jetë të studentëve në shtëpitë e studentëve, janë të pavërteta dhe manipulative për qëllime politike.

Gjatë Qeverisë aktuale, sipas MASH-it, arsimi i lartë është bërë më i arritshëm se kurdo herë më parë dhe dukshëm është ulur dhe unifikuar participimi për studime në universitetet shtetërore. “Sot studimi në shtet në kutoën shtetërore paraqet 200 euro në vit, përderisa studimi në kuotën me bashkëfinancim kushton maksimum 400 euro – për dallim nga e kaluara kur në pushtet kanë qenë opozitarët e sotëm, kur studentët paguanin edhe nga 1.200 euro në vit”, thekson në reagimin e vet MASH.


Studentët dhe standardi studentor, thekson Minsitria e resorit, sot janë ndër prioritetet kulminante për Minsitrinë e Arsimit dhe Shkencës. është ndërtuar sistem i bursimit i cili ofron më tepër se 40 lloje të ndryshme të bursave për qytetarët e Maqedonisë. Për lehtësim shtesë financiar, të gjithë studentëve të rregullt në universitetet shtetërore u është mundësuar transporti pa pagesë në komunikacionin publik urban.

“Për të gjithë studentët në gjuhën amtare janë të kapshme 1000 libra profesional, shkencor dhe mësimor, nga të cilët mësohet në universitetet më të mira botërore, të cilët mund t’i shfrytëzojnë në leximoret e specializuara dhe në biblioteka. Fituan laboratore të reja në fakultetet ku studiojnë. Vazhdimisht po përmirësohen edhe kushtet për qëndrim dhe vendosje në shtëpitë e studentëve, përmes rikonstruimeve të hollësishme në shtëpitë ekzistuese dhe përmes ndërtimit të kapaciteteve të reja vendosëse, si ato në përbërje të shtëpisë së studentëve Stiv Naumov. Së shpejti fillon edhe ndërtimi i dy shtëpive të reja të studentëve”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori