MASH-Maqedoni me koncept të ri për vlerësimin e nxënësve në arsimin fillor
Koncepti i ri i propozuar për arsimin fillor parashikon edhe mënyrën e re të vlerësimit të nxënësve. Në lëndët shkencat shoqërore dhe natyrore ku do të shkrihen historia, gjeografia, kimia, fizika, biologjia, edukimi qytetar dhe etika, mësuesit do t’i vlerësojnë nxënësit secili me notë veçmas dhe në fund do të dakordohen për një notë të përbashkët.
“Ne kemi thënë që ky koncept kërkon bashkëpunim të vazhdueshme mes mësuesve në aktivet profesionale. Mësuesit nga biologjia, kimia, fizike ose ata të shkencave shoqërore do të ulen dhe bashkërisht si do të merren vesh që ti realizojnë orët ashtu edhe do të dakordohen për notën. Secili do të formojë notë për pjesën e vet dhe në fund një notë të përbashkët për lëndën”, tha Violtea Petrovska-Beshka, profesorë universitare.
Nga Sindikata për Arsim e Tetovës shprehen kundër një vlerësimi të tillë të nxënësve. Thonë se është i padrejtë duke kujtuar se prirjet e nxënësve nuk janë njësoj për të gjitha lëndët. SASHK-ut në Tetovë kërkon nga Dikasteri i Arsimit që ky koncept fillimisht të zbatohet si pilot projekt në shkolla të caktuara.
“Nuk jemi kundër ndryshimeve të reja por kërkojmë që të njëjtat të realizohen në kontinuitet. Kërkojmë që koncepti I propozuar fillimisht të zbatohet si pilot projekt në disa shkolla për të parë rezultatet e tij pas një ose dy vjetësh. Kujtojmë se një model I tillë vështirë do të mund të gjej zbatim në shumë shkolla me kushte të vështira për mësim”, pohoi Sindikata e Arsimit, dega Tetovë.
Ndaj konceptit të ri për arsimin fillor kanë reaguar edhe nga shoqatat e biologëve, kimistëve, fizikanëve dhe teknologëve. Thonë se reformat e nxituara dhe jo të konceptuara sa duhet çojnë në më shumë probleme sesa përfitime. Sipas këtyre shoqatave, historia e ndryshimeve në arsim tregon se reformat e nxituara shpesh ndikojnë negativisht në njohuritë e nxënësve, veçanërisht në lëndët e grupit të shkencave natyrore, fizikës, kimisë dhe biologjisë. Gjithashtu kanë reaguar edhe nga Instituti I Filozofisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, policia zbardh ngjarjen: Sherr mes dy vëllezërve binjakë, plagoset nipi i mitur
Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?