Dashamirët e Maseratit, që kanë pritur për një kohë të gjatë që të lansohet ky model sportiv dhe praktik, më në fund e kanë mundësinë, të shohin një pjesë të vogël.

Gjatë zhvillimit të Geneva Motor Show, do të lansohet modeli Levante, i cili së shpejti edhe do të del në shitje në Evropë, kurse në fund të vitit edhe në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, para se të zbulohet makina luksoze, kompania ka vendosur të ndajë me entuziastët tri fotografi, ku tregon për pamjen e jashtme.

Ky automobil që nuk dallon shumë me prodhimet e mëparshme: është më i lartë, i gjerë, dhe ka një hapësirë më të madhe që jep rehati dhe komoditet. /Telegrafi/

maserati3

maserati1