Maserati thotë se ka anuluar versionin elektrik të modelit MC20, pasi pretendon se klientët preferojnë makinën me motor me djegie të brendshme.

Kreu i inxhinierisë, Davide Danesin, tha se shumë blerës të supermakinave kanë rezerva ndaj automjeteve elektrike.


Për këtë arsye, kompania do të fokusohet në prodhimin e modeleve me motor tradicional, duke përfshirë motorin Nettuno V-6.

Edhe një kuti manuale mund të rikthehet në një model të limituar, pasi Maserati nuk ka shitur makina me tre pedale që nga 2000.

CEO i Alfa Romeo dhe Maserati, Santo Ficili, njoftoi se dy markat do të bashkëpunojnë më shumë në të ardhmen për një supermakinë me motor me benzinë. /Telegrafi/