Organizatorët e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar i kanë zbuluar disa prej masave të sigurisë dhe protokolleve që do të jenë në fuqi gjatë evenimentit treorësh.
Ata kanë siguruar se janë duke i marrë të gjitha masat për t’u siguruar që të gjithë të nominuarit dhe pjesëmarrësit të jenë të sigurtë, ndërsa maskat mbrojtëse do të luajnë një rol të madh në ceremoni.
Organizatorët Jesse Collins, Stacey Sher dhe Steven Soderbergh, kanë shpjeguar se protokollet për COVID-19 do të integrohen në ceremoninë që mbahet më 25 prill.
Soderbergh dhe Sher, të cilët punuan në filmin “Contagion” nga viti 2011, ishin veçanërisht të përshtatshëm për rolin e organizatorëve në kushte të tilla, duke pasur parasysh përvojën e mëparshme që kërkonte punë afatgjatë me epidemiologët.
“Ne jemi vërtet të lumtur që kemi mundur ta bëjmë këtë film së bashku 10 vjet më parë, kur takuam disa nga epidemiologët kryesorë në botë, ata u përfshinë dhe na këshilluan”, ka deklaruar Sher.
“Ne kemi pasur shumë praktikë. Kjo industri ka marrë drejtimin në krijimin e protokolleve për kthimin e sigurt të njerëzve në punë. Ne dimë si t’i qasemi situatave si kjo”, është shprehur Soderbergh.
Ata theksuan se e gjithë situata në lidhje me organizimin e sigurisë së ngjarjes “ishte tepër e rrjedhshme” në një përpjekje për t’iu përmbajtur udhëzimeve për sa i përket kapacitetit dhe zhvendosjes së njerëzve dhe afatit kohor për sa kohë ata mund të qëndrojnë në vende të caktuara, duke shtuar se nuk ka asnjë shans që “ta vënë dikë në rrezik”.
“Ne shpresojmë të kombinojmë protokollet e sigurisë me një ngjarje që do të jetë një pasqyrë e asaj që do të jetë e mundur kur shumica e njerëzve vaksinohen”, ka shtuar Sher.

“Maskat do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në historinë e darkës. Kjo temë është thelbësore për mbrëmjen”, ka thënë Soderbergh pa shpjegime të mëtejshme lidhur me pyetjen e mbajtjes së maskave.
Ndarja e çmimeve Oscar do të mbahet më 25 prill në dy vende – Union Station në Los Angeles dhe Dolby Theatre në Hollywood Highland Center dhe me përfshirje nga vende të tjera ndërkombëtare përmes lidhjeve të drejtpërdrejta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës