LAJMI I FUNDIT:

Masat kundër coronavirusit në Greqi mund të shkaktojnë krizë të naftës në Maqedoni

Masat kundër coronavirusit në Greqi mund të shkaktojnë krizë të naftës në Maqedoni

Lidhja e Transportit dhe Sekretariati i CEFTA-s u bëjnë thirrje autoriteteve greke të përjashtojnë drejtuesit e kamionëve të naftës nga masat e reja sanitare, përndryshe ekziston një kërcënim i mungesës së produkteve thelbësore në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, paralajmëruan të dy organizatat sot.

Masat e mbrojtjes kundër COVID-19, të paraqitura nga Greqia në 26 Shkurt, janë arsyeja për kohën më të gjatë të pritjes në vendkalimet Evzoni/Bogorodica (Greqi / Maqedoni e Veriut) dhe Ktismata/Kakavi (Greqi/Shqipëri). Situata në Shqipëri përkeqësohet më tej nga fakti që Ktismata/Kakavi është i vetmi vendkalim kufitar i hapur me Greqinë, pasi dy kalime kufitare u mbyllën në periudhën e mëparshme, sipas një njoftimi për shtyp.

Nga atje shtojnë se plotësisht të vetëdijshëm për nevojën që autoritetet të marrin masat e duhura për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të lehtësuar presionin mbi sistemin shëndetësor, Lidhja e Transportit dhe CEFTA propozuan një zgjidhje që do të siguronte qarkullim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë të mallrave bazë, duke u mbështetur në rregullat sanitare të Greqisë.


“Ne sugjerojmë që drejtuesit e kamionëve të naftës, destinacioni i të cilëve është porti i Selanikut, pasi të ngarkohen, të kthehen drejtpërdrejt në bazën në Maqedoninë e Veriut pa lënë kamionët e tyre ndërsa janë në territorin grek dhe të respektojnë plotësisht masat sanitare. Ndërsa distanca midis pikës kufitare Evzoni dhe portit të Selanikut është 81 kilometra, ky propozim do të minimizojë të gjitha rreziqet e përhapjes së virusit dhe rrezikimin e shëndetit publik”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori