Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursin e saj, por kanë pasur ndikim në mirëqenien e qytetarëve.
Pa një konsensus të qartë brenda BE-së se kur mund të hiqen, pasiguria vazhdon të formësojë situatën.
Njëzet muaj pas ngrirjes së fondeve për Kosovën dhe pezullimit të vizitave të nivelit të lartë BE vazhdon të refuzojë heqjen e këtyre masave, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Prishtinës, por edhe të Parlamentit Evropian.
Një zëdhënës i BE-së tha për Radio Evropa e Lirë se masat e përkohshme të BE-së janë të kthyeshme dhe Këshilli tashmë ka vendosur kushte për heqjen graduale të tyre, të cilat lidhen me marrjen e hapave nga Kosova për uljen e tensioneve në veri.
Klinsman Kadiu nga Zyra e zëvendëskryeministrit të parë Bislim Bislimi nuk u përgjigj nëse Qeveria e vendit ka ndonjë sinjal se kur do të hiqen masat e BE-së dhe sa llogaritet se sa do të jenë humbjet nga to.
BE-ja ndëshkoi Kosovën në qershor 2023 për shkak të siç vlerësoi rolit të kryeministrit Albin Kurti në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit, zonë e banuar me shumicë serbe. Pavarësisht masave, Kurti nuk u zmbraps – hoqi nga përdorimi dinarin serb, mbylli shumicën e institucioneve të Serbisë dhe mbrojti këtë politikë si shtrirje të autoritetit. Në disa raste, ai i cilësoi si të padrejta masat e BE-së duke thënë se nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit dhe kushtetueshmërinë e vendit.
BE-ja nuk bëri të ditur se cilat projekte janë prekur konkretisht nga pezullimi i fondeve për Kosovën, por burime të REL-it marrin vesh se ato arrijnë variojnë nga kultura deri te infrastruktura dhe se vlera e tyre arrin deri në 100 milionë euro.
Fisnik Osmani, kryeshef ekzekutiv i ngrohtores së qytetit të Prishtinës Termokos konfirmon se një projekt i ndërmarrë për dyfishimin e kapaciteteve të ngrohjes në kryeqytet është pezulluar për shkak të ngrirjes së një granti prej 17.6 milionë eurosh nga BE-ja. Këto mjete, thotë ai, ishin pjesë e programit IPA që u ofron asistencë financiare dhe teknike vendeve që synojnë BE-në, por që në rastin e Kosovës është bllokuar.
Osmani thotë se projekti kushton në vlerë totale prej 65 milionë euro dhe se një pjesë e madhe e mjeteve do të sigurohet përmes kredive.
Ai thotë se punimet është dashur të nisnin këtë vit, porse tani nuk është e sigurt. Termokosi mbulon aktualisht 25 mijë familje në Prishtinë dhe se me projektin e ri ky kapacitet do të dyfishohet, dhe rrjedhimisht do të ulej konsumimi i energjisë elektrike dhe ndotja e ajrit. Osmani thotë se nga nisja e tij do të nevojiten tri vjet për të përfunduar projektin.
Për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës nuk ka afat formal, thotë gazetari Augustin Palokaj, pasi ato sipas tij nuk janë sanksione klasike.
Palokaj thotë se diskutimet për to mbahen me dyer të mbyllura, por nga burime diplomatike ka marrë vesh se kundër heqjes së masave janë vende si Franca, Italia, Sllovakia dhe Bullgaria. Ato duan që heqja e tyre të kushtëzohet dhe të bëhet gradualisht. Vendimet në BE merren me konsensusin e 27 vendeve anëtare dhe thotë se Kosova nuk ka ndonjë mekanizëm diplomatik për të negociuar heqjen e masave.
Naim Rashiti, drejtor i Grupit ballkanik për politika në Prishtinë thotë se Kosova ka mënyra për ta bindur BE-në për heqjen e masave. Ai thotë se Prishtina duhet të merret me procesin e agjendës evropiane, e cila përfshin dialogun dhe të hartojë planin e veprimeve në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira në veri pas kthimit të serbëve në institucione.
Rashiti thotë se masat ndëshkuese nuk kanë pasur ndikim në sjelljen e institucioneve të Kosovës dhe i quan “fatkeqësi me pasoja afatgjate”, duke vendosur barriera shtesë drejt proceseve integruese.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidate për anëtarësim në BE. Ajo ka aplikuar për t’iu bashkuar BE-së në dhjetor 2022, por nuk ka marrë ende përgjigje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti

Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

“Do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës” – deklarata emocionuese e betimit të rekrutëve të FSK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false