LAJMI I FUNDIT:

Masa të rrepta sigurie në New York përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Masa të rrepta sigurie në New York përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Më shumë se 150 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe qindra ministra, diplomatë, përfaqësues të OJQ-ve dhe gazetarë, po mblidhen në New York për sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, cila fillon të hënën.

Përpara një prej ngjarjeve të profilit më të lartë në botë, Departamenti i Policisë së New Yorkut (NYPD) ka forcuar sigurinë, ndërsa disa rrugë në Manhattan janë mbyllur me barrikada për arsye sigurie.

Komisari i NYPD-së, Edward Caban tha të enjten se burime do të vendosen në gjithë qytetin për të garantuar sigurinë e ngjarjes.


“Çdo aspekt i departamentit tonë do të përfshihet”, tha Caban, duke shtuar se “ne do të punojmë ngushtë me Shërbimin Sekret, Departamentin e Shtetit, FBI-në dhe Policinë e OKB-së”.

NYPD-ja ka inkurajuar gjithashtu banorët e New Yorkut që të preferojnë transportin publik në vend automjeteve, në mënyrë që të reduktojnë bllokimet e trafikut gjatë takimit.

Departamenti i Transportit i Qytetit të New Yorkut ka lëshuar një listë të ditëve të bllokimit deri në fund të vitit 2023.

Bllokimet dhe pikat e kontrollit do të fillojnë të hënën në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të zgjasin deri në fund të Asamblesë së Përgjithshme më 26 shtator.

Disa protesta për një sërë temash, si ndryshimi i klimës, pritet të zhvillohen pranë zonës rreth selisë së OKB-së në Manhattan.

Asambleja kryesore e Përgjithshme fillon të hënën dhe liderët do t’i drejtohen asamblesë duke filluar nga e marta.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të hapë seancën në orën 9:00 të mëngjesit, ndjekur nga presidenti i sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis nga Trinidadi dhe Tobago.

Si traditë, Brazili do të jetë vendi që do të mbajë fjalimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme, i ndjekur nga SHBA-ja. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori