Donald Trump pritet të dorëzohet gjatë ditës së marte para drejtësisë për tu përballuar me akuzat penale.
Kjo ka bërë që të gëzohet edhe mbesa e ish-presidentit amerikan, Mary Trump, e cila ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme të publikojë mesazhe ‘të lumtura’.
Në një mesazh në Twitter gjatë mbrëmjes së kaluar ajo tha se “më në fund do të vendoset drejtësia”.
“Le të ndajmë një minutë kohë për të festuar”, shkroi ajo gjatë ditës së sotme.
Anybody else sleep well last night? 😎
— Mary L. Trump (@MaryLTrump) March 31, 2023
Mary ishte kritikuesja më e madhe Donald Trumpit gjatë kohës sa ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Në vitin 2020, ajo shkroi një libër me titull, “Too Much and Never Enough” për presidentin dhe familjen e tyre që shiti më shumë se një milion kopje.
Kujtojmë se ish-presidenti amerikan pritet të arrestohet për një pagesë prej 130 mijë dollarësh ndaj yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016.
Daniels kontaktoi me mediat duke iu ofruar atyre shitjen e historisë së saj, pasi tha se kishte një aferë seksuale me kandidatin p në vitin 2006.
Ekipi i Trumpit e mori vesh këtë dhe avokati i tij Michael Cohen e pagoi 130,000 dollarë për t’ia blerë heshtjen. /Telegrafi/
It's official: Donald Trump is the:
1st man in the Oval Office to be impeached twice
1st man in the Oval Office to incite an insurrection
1st to lose the popular vote TWICE
and now . . . the first to be INDICTED.
But the media is missing the biggest reason this is so… pic.twitter.com/IB0m4u5C5E
— Mary L. Trump (@MaryLTrump) March 30, 2023