Aktorja e “Game Of Thrones”, Lena Headey, e njohur më së shumti për rolin e Mbretëreshës Cersei, dukej e mrekullueshme në fotot e saj të dasmës, të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale të hënën.

Ylli, 49 vjeçare, u martua me aktorin e “Ozark”, Marc Menchaca, 46 vjeç dhe dukej e mahnitshme e veshur me një fustan të thjeshtë të bardhë me lule në flokë për ceremoninë që u zhvillua në Itali, e rrethuar nga një numër i vogël miqsh dhe familjarësh.


Ajo mbante një tufë të thjeshtë me lule ndërsa i buzëqeshte me dashuri bashkëshortit të saj, përballë një sfondi me trëndafila të bardhë dhe rozë.

63297815 11298745 I do Lena Headey s very playful wedding album revealed The Game  m 12 1665391333120 Martohet sërish Lena Headey

Në një fotografi tjetër, Lena u shfaq me gjuhën jashtë teksa pozonte me disa miq.

Aktorja britanike, e njohur për paraqitjen në dramën e HBO, i dha fund beqarisë në Pulia më 6 tetor.

63297819 11298745 image a 8 1665391261517 Martohet sërish Lena Headey

Menchaca nga ana tjetër kishte veshur një kostum blu në gri me tre pjesë, të shoqëruar me një kapelë ngjyrë kafe.

Të ftuarit në këtë mbrëmje ishin Sophie Turner bashkë me partnerin e saj, Joe Jonas, Michala Cutting, Brian Moore dhe Charley McEwan.

63298049 11298745 image a 23 1665391993496 Pamje nga dasma e aktores Lena Headey

Headey theksojmë që është martuar për herë të tretë.

Artistja u martua me burrin e parë, muzikantin Peter Paul Loughran, në vitin 2007 përpara se të divorcohej gjashtë vjet më vonë, në vitin 2013.

Ish-çifti kanë djalin e tyre Wylie, 11 vjeç.

Në vitin 2015 ajo mirëpriti vajzën Teddy me të dashurin regjisor Dan Cadan, një shok fëmijërie, por çifti u ndanë në 2018 - dy vjet para se ajo të fillonte lidhjen e saj me Menchaca. /Telegrafi/

63289145 0 Old times The British actress is best known for her role as fear a 5 1665390446163 Foto: HBO