LAJMI I FUNDIT:

Martinez: Sarri do të jetë i dobishëm si trajner për Hazardin

Martinez: Sarri do të jetë i dobishëm si trajner për Hazardin

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez e sheh si të dobishëm për Eden Hazardin ardhjen në krye të klubit të Chelseat, Maurizio Sarrin.

Futbollisti belg ishte në radarin e Real Madridit, por duket se edhe këtë verë nuk do të ketë transferim të lojtarit te spanjollët.

Martinez ka deklaruar se nuk është lajm i keq qëndrimi i mesfushorit te Chelsea, pasi beson në kualitetet e trajnerit italian.


“Nuk është një lajm i keq që ka qëndruar në Angli. Kur Reali dëshiron të transferojë, mund t’i thuash vetes ‘Ky është rasti i jetës'”, por Edeni nuk e pa në atë mënyrë”.

“Në Chelsea kishte arritur Sarri dhe e kuptoj se klubi nuk dëshironte ta humbiste lojtarin më të mirë. Është logjike që po kërkohet nga shumë klube. Edeni është një djalë i mirë. Ai pranoi pozicionin dhe do të mbetet edhe këtë sezon”.

“Jam i lumtur që e pash sërish në fushë kundër Arsenalit dhe ishte vendimtar në super takimin”.

“Gjëja më e rëndësishme është ajo që tregon në fushë. Pashë golin e tretë të Chelseat kundër Arsenalit, ku shënoi Marcos Alonso pas një kalimi të Hazardit dhe e di çfarë do të thotë për The Blues”.

Hazard mund të mos shkojë kurrë te Reali, thotë babai i belgut
Lexo po ashtu Hazard mund të mos shkojë kurrë te Reali, thotë babai i belgut

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 211 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 70 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori