Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion pranë MPJD-së, lidhur me çështjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili dyshohet për shpëlarje të parave.

“Martin Berishaj s’po del të jetë ambasador. Ai është tregtar i mafisë së energjisë së Ballkanit me petkun e ambasadorit”, u tha gjatë aksionit të PSD-së.


Nol Nushi nga kjo parti u shpreh se pushtetit ia vendosëm flamujt e Martin Berishajt, personifikimit të korrupsionit.

325639246 722586256170523 6003976851035944391 n

“Skandali i ambasadorit të Kosovës në Kroaci është skandali më i madh në Kosovë. Por, presidentja e kryeministri e mbrojtën. Ministrja e Punëve të Jashtme biles e shfajësoi; e njoh, tha, prandaj s’mund të jetë i fajshëm”, tha Nushi.

Ai tutje shtoi se është e qartë që pushteti në Kosovë është i ndërlidhur drejtpërdrejt me Berishajn.

“Është poashtu e qartë që Martin Berishaj i ka fshehur bizneset e veta tek autoritetet e Kosovës. Ai nuk e ka deklaruar pasurinë e tij. Për këtë duhet të jap përgjigje para prokurorisë. Por, mbi të gjitha, ai dhe pushteti bashkë me të duhet të japin përgjegjësi politike për këtë skandal të përmasave ballkanike”, deklaroi Nushi. /Telegrafi/

320240106 876213520379884 5044989616769191311 n

325602779 1184270255785310 7247001738452490279 n

325679726 709789300799147 1468089138409687447 n

325862506 1415415622323999 7114136844210245530 n