Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë pak ditë më parë.

Ato u panë të veshura me fustane nusërie mbrëmjen e 19 majit në tarracën e bashkisë së Tiranës.


Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, ndërsa në ceremoninë private ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro.

1716149934 edliramara  1 Martesat e gjinisë së njëjtë

Për këtë martesë pati reagime të shumta, disa nga të cilët e miratuan, e disa të tjerë edhe nuk janë pajtuar me këtë.

Një reagim e ka bërë së fundmi edhe prezantuesja e njohur shqiptare, Klea Huta.

Ajo shpreh mbështetjen e saj për gratë duke thënë se këtu ka vend për të gjithë duke uruar që të jenë të lumtura.

Postimi i plotë i Kleas në Instagram:"Vajzat nuk i njoh. I uroj që jeta e tyre sido që të jetë, të jetë e lumtur, siç meriton çdo qenie njerëzore të jetë. Familja është e shenjtë për të gjithë edhe nëse nuk mendojmë njësoj. Familja ime nuk ka më pak rëndësi se familja jote nëse unë nuk mendoj si ti. Kush e mat dashurinë, rëndësinë, me çfarë? Këtu ka vend për të gjithë. Bota është diverse, dhe jo e vetme... Njerëzit që mendojnë se kanë të drejtë të gjykojnë se e dinë ata si duhet të jetohet, janë ata që nuk dinë asgjë. Shpërndani dritën miq". /Telegrafi/

Screenshot 11 19 Foto: Screenshot/Instagram