Deri në fund të muajit qershor pritet të përmbyllen të katër marrëveshjet e arritura vitin e kaluar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Kështu është thënë pas përfundimit të takimit të dytë koordinues në mes të dy qeverive që sot është mbajtur në Tiranë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh koordinatori kombëtar Fatmir Limaj, pas përfundimit të takimit tha se tha se ishte një takim shumë konkret dhe përmbajtjesor dhe se nga ky takim ka dalë me shumë optimist nga ajo çka i pret të dyja venet në të ardhmen.
Ai tha se nuk do të kufizohen vetëm me realizimin e këtyre marrëveshjeve, por do të shkojmë tutje gjithmonë në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve andej e këndej kufirit.
“Ka qenë një takim i gjatë, shumë konkret, shumë përmbajtjesorë, dhe mund të them me kënaqësi që në qershor presim përmbylljen e gjithë asaj që kemi thënë në gjashtë mujorin e marrëveshjeve, siç është marrëveshja e patentë shoferëve. Që nga sot qytetarët e Tiranës dhe Prishtinës mund të shkojnë dhe të aplikojnë për patentë shoferë, kjo është përfunduar. Roamingu sic është paralajmëruar me 15 qershor ka filluar faza deri më 2021 do të përmbyllet krejt, 90 përqind qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të kenë tarifa më të lira. Qarkullimi i qytetarëve përmes Kosovës dhe Shqipërisë duke respektuar marrëveshjen ndërkombëtare, vështirësitë teknike të cilat janë e kemi marrë vendimin për t’i zgjidhur këto ditët e ardhshme, nuk kemi probleme të tjera. Marrëveshja e katërt ka qenë pika doganore në Durrës, po ashtu gjatë implementimit të kësaj marrëveshje kanë pasur probleme teknike me të cilat sot na kanë raportuar drejtuesit dhe tani më besoj që nuk do të kemi probleme të tilla. Me kënaqësi ju them që për herë të parë kemi realizimin konkret të atyre marrëveshjeve që i kemi arritur në Pejë”, u shpreh Limaj.
Zëvendëskryeministri Limaj ka folur edhe për projektet e ardhshme që do t’i ketë Kosova me Shqipërinë.
“U kuptuam që të krijojmë një ekip të punës për projektin TAP, Kosova është e interesuar qysh tani të merr informacione dhe të përgatitet për klasifikimin e territorit tonë. Ne nuk duam të presim deri në minutën e fundit, ne do t’i kryejmë detyrat tona për të krijuar projektin e rrjetit të klasifikimit të territorit të Republikës së Kosovës dhe duam që ai klasifikim të shkojë dhe ta merr drejtë nga territori i Shqipërisë. Këto janë ide që po i projektojmë që janë të rëndësishme për zhvillimet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë”, deklaroi Limaj.
I pyetur se përveç aspekteve teknike dhe kontraktuale sa i përket kufirit, doganave dhe roamingut se a ka ndonjë interferencë nga ndonjë institucion ndërkombëtar, Limaj tha si dy shtete janë duke gjetur pika që janë në koordinim të plotë me BE-në.
“Jo, absolutisht ne jemi duke respektuar detyrimet tona ndërkombëtare. Së pari duhet ta kuptoni se ne këtu kemi detyrime, obligime si shtete veç e veç, ne nuk lejojmë Shqipërinë me e qit në pozita të vështira, po as Shqipëria Kosovën. Jemi duke gjetur pika të cilat janë në koordinim të plotë me BE-në. Çdo gjë jemi në funksion të vizionit tonë strategjik drejt integrimeve evropiane, do të thotë duke respektuar obligimet tona shtetërore, ndërshtetërore si dy subjete të pavarura dhe duke respektuar kontratat tona ndërkombëtare që kemi”, tha ai.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, tha se nga ky takim kanë identifikuar një pjesë të marrëveshjeve të cilat tashmë janë përmbushur, janë realizuar, derisa kanë diskutuar edhe problematikat.
Ai tha se kanë gjithë vullnetin qoftë politik, qoftë ekzekutiv për t’i përmbushur të gjitha marrëveshjet e arritura në Pejë dhe për të shkuar edhe më tutje.
“Do të duhet që ne të përballemi në javët në vijim me secilën nga këto problematika, veçanërisht ato që lidhen drejtpërdrejtë me lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve jo vetëm nga Porti i Durrësit, por edhe nga pikat kufitare e Morinës. Për të ndërtuar deri në fund atë hapësirë ekonomike e cila i jep mundësi të dyjave vendeve tona që t’iu shërbejë akoma më mirë qytetarëve të Kosovës dhe qytetarëve të Shqipërisë, një aspekt shumë të rëndësishëm për ta, në rritjen e mirëqenies së tyre në vendet respektive ose në këtë hapësirë ekonomike të përbashkët. Natyrisht që kemi trashëguar problematikën e cila lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e trajtimit të subjekteve operatorëve ekonomik në portin e Durrësit, apo në doganën e Morinës. Është historia e vjetër që e kemi diskutuar e stërdiskutuar për të cilën kemi folur vazhdimisht e që lidhet me kontratat koncesionare të skanimit të mjeteve në pi kat tona hyrëse. Do të duhet që të përballemi me forcë pikërisht me problematikën që ka shkaktuar ajo kontratë, me qëllim që të zgjidhen një herë e përgjithmonë pikërisht problemet që kanë rrjedhur prej asaj kontrate”, tha Braçe.
Ai tha se nga pikëpamja e kohës që harxhohet në pikat hyrëse dhe nga pikëpamja e kostos financiare, që sipas tij nuk janë të pakonsiderueshme për operatorët ekonomik që pastaj kthen në kosto për shërbimet që marrin qytetarët.
Braçe u shpreh se do të duhet angazhim edhe politik edhe ekzekutiv nga ana e Qeverisë së Shqipërisë për ta analizuar deri në fund këtë kontratë, me qëllim që t’i japin fund kësaj historia që riciklohet në pikat hyrëse dhe ka kosto për operatorët ekonomik nga Kosova dhe Shqipëria.
I pyetur për çështjen e eksportimit të energjisë elektrike se çka është duke ndodhur, zëvendëskryeministri Brace tha se kjo problematikë që lidhet me komunitetin e energjisë në Vjenë dhe buron nga insistimi i Serbisë rreth kësaj çështje.
“Kjo është një problematikë që lidhet drejtpërdrejt me komunitetin e energjisë në Vjenë, ne jemi duke diskutuar me ta këtë problematikë që buron drejtpërdrejt nga insistimi i Serbisë lidhur me këtë çështje. Kështu që, do të na duhet edhe atje që të forcojmë përpjekjen tonë me qëllim ta çlirojmë përfundimisht edhe këtë hapësirë apo këtë korridor për transferimin e energjisë midis vendeve tona, jemi duke punuar për këtë”, tha ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025