Qyteti i Pejës ishte nikoqiri i pestë i takimeve ndërmjet dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Pas Prizrenit, Tiranës, Prishtinës dhe Korçës shumë marrëveshje u nënshkruan rdhe në kryeqendrën e Dukagjinit.
Mirëpo, përveç trumbetimit mediatik dhe nënshkrimeve formalisht në letër, rezultatet konkrete të këtyre marrëveshjeve, memorandumeve, dhe protokolleve po shihen si vështirë të arritshme, duke u bazuar në moszbatimin e marrëveshjeve paraprake.
Entuziazmin e madh të dy kryeministrave Ramush Haradinaj dhe Edi Rama gjatë nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, shpreson ta shohë edhe në implementimin e tyre në praktikë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Rukiqi, thotë se praktika e kaluar e moszbatimit të marrëveshjeve i ka bërë të gjithë më skeptik se do të ketë lëvizje konkrete në realizim të tyre. Ndërsa, thekson se ajo çka duhet të jetë kryesore ndërmjet dy Qeverive është që të ketë vullnet për zbatimin e marrëveshjeve.
“Praktika e kaluar e moszbatimit të marrëveshjeve bizneset dhe të tjerët i ka bërë më skeptik sa i përket realizimit të këtyre marrëveshjeve në praktikë. Pra, në lehtësimin, këtë rast të tregtisë, investimin në mes dy vendeve. Kur nuk zbatohet një marrëveshje është vetëm mungesë e vullnetit. Dy vendet realisht, Kosova dhe Shqipëria nuk janë fort të lavdërueshme sa i përket zbatimit të ligjeve. Ne nuk ka nevojë që për disa çështje me ba fare marrëveshje, eliminimi i barrierave është gati i nënkuptueshëm.Ajo që duhet të kthehet në këtë aspekt është vullneti në të dyja anët për zbatimin e marrëveshjeve”, thotë Rukiqi për KosovaPress.
Nënkryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadergjonaj është shprehur se dy Qeveritë duhet të marrin me shumë seriozitet këto marrëveshje, në mënyrë që të mos mbesin të pazbatueshme, pasi siç thotë ajo problem po qëndron tek dy Qeveritë.
Sipas, saj para nënshkrimeve të reja është dashur që të bëhet një analizë më e mirëfilltë, se pse nuk po zbatohen marrëveshjet paraprake.
Deputetja, Hadergjonaj, konsideron se këto mbledhje ndonjëherë duhet të bëhen edhe për show medial.
“Këto marrëveshje janë shumë të rëndësishme dhe unë dua që të dy qeveritë të marrin këtë çështje me shumë seriozitet, të mos mbesin marrëveshje të shkruara në letër dhe të pa zbatueshme. Unë do të kisha dashtë që para se të mbahet kjo mbledhje e qeverive të bëhet një analizë e marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e mëparshme të dy qeverive dhe të vij në përfundim se pse disa marrëveshje nuk janë zbatuar deri më tani, të bëhet një analizë nga të dy palët… problem po qëndron tek dy qeveritë edhe tek qeveria e Republikës së Kosovës edhe tek Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Secila marrëveshje e cila nënshkruhet e obligon ministrinë përkatëse për ta zbatuar marrëveshjen e tij… Unë nuk do të doja që të jenë për show medial, ndonjëherë na duhet dhe ky show medial”, thotë Hadergjonaj.
Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se përkundër disa ngecjeve që kanë pasur në mos implementimin e marrëveshjeve paraprake, vitin e ardhshëm priten të zgjidhen këto.
Sipas Minxhozit, vitin tjetër do të ketë më shumë arritje konkrete. Sepse siç thotë ai, mbledhja e fundit pritët të jetë ajo që do të prodhojë më shumë rezultate.
“Viti që vjen duhet të jetë vit i një kthese të madhe, unë them që ky vit në pikëpamje të bashkëpunimit Shqipëri- Kosovë ka qenë më i suksesshmi. Kemi pasur rreth 200 milionë euro shkëmbime, është një rritje në krahasim me vitet e kaluara. Por, ne mendojmë që të ecim më përpara. Jam besimplotë që vitin që vjen do të kemi më tepër arritje…kjo do të jetë mbledhja më rezultative e gjithë Qeverive”, tha Minxhozi.
Përndryshe, pak ditë para Ditës së Flamurit janë nënshkruar edhe tetë marrëveshje të reja, ku sipas dy shteteve do të fuqizojnë bashkëpunimin mes tyre./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës