Organizata ndërkombëtare për migrim (ONM-IOM) dhe Qendra për menaxhimin me kriza (QMK) në prag të Ditës ndërkombëtare të migrantëve - 18 dhjetori, do të nënshkruajnë një marrëveshje për donacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i QMK-së, Agron Buxhaku dhe udhëheqësi i Zyrës së ONM-së në Maqedoni, Sonja Bozhinovska - Petrushevska do të jenë nënshkruesit e marrëveshjes, bën të ditur AIM-ja.


Që të dy do të flasin për bashkëpunimin dhe kontributin e ONM-së në forcimin e kapaciteteve të Qendrës për menaxhimin me kriza në menaxhimin me gjendjen e krizës me refugjatët./Telegrafi/