Duhet t’i shlyejmë borxhin Italisë, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”.
”Të gjitha shpenzimet do të përballohen nga Italia, Shqipëria nuk do të ketë asgjë në këmbim. Emigracioni? Një fenomen kompleks dhe kërkon një qasje të re”, thekson Rama.
”Ne kemi nënshkruar një marrëveshje të detajuar me qeverinë italiane, e cila vendos shumë aspekte dhe ndan përgjegjësitë mes Italisë dhe Shqipërisë. Mbi të gjitha ajo ka si far të gjitha rregulloret ndërkombëtare me standardet dhe kërkesat më të larta në pritjen e emigrantëve”, shpjegon Edi Rama për ”Corriere della sera”.
Kryeministri sapo mbërriti në Tiranë pasi njoftoi në Romë, së bashku me kryeministren Giorgia Meloni, marrëveshjen që parashikon hapjen e një qendre në vendin ballkanik për të mirëpritur azilkërkuesit.
A mund të shpjegoni në detaje për çfarë keni rënë dakord?
”Memorandumi i mirëkuptimit parashikon që në portin e Shëngjinit, në veri të Shqipërisë, autoritetet italiane do të kryejnë identifikimin e azilkërkuesve. Më pas këta do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër për të pritur rezultatin e aplikimit të tyre”, tha Rama.
Kush do të paguajë për të gjitha këto?
“Shpenzimet do të përballohen nga Italia”, shton ai.
Dhe çfarë do të merrni në këmbim?
“Asgjë. Jo vetëm se nuk kërkuam asnjë quid pro quo (latinisht – favor apo avantazh i dhënë në këmbim të diçkaje – shën. i përkth.), aq më pak ekonomike, por nuk duam asgjë. Kjo nuk është një marrëveshje tregtare, por një marrëveshje vëllazërie dhe afërsie”, thekson ai.
Unë imagjinoj se në këmbim, megjithatë, ju prisni presion më të madh nga Roma mbi Brukselin për të përshpejtuar hyrjen tuaj në Bashkimin Evropian.
“Aspak. Të dyja gjërat nuk kanë lidhje dhe sigurisht që nuk e kemi menduar nga ky këndvështrim”, shton Rama.
Kur keni filluar të punoni për këtë marrëveshje me Romën?
“Le të themi se kishte qenë në gatishmëri për disa kohë”, tha ai.
Disa thonë verën e kaluar kur kryeministrja italiane erdhi për t’ju vizituar në jug të Shqipërisë…
“Aty hodhëm themelet e protokollit të nënshkruar tani”, shton Rama.
Por, si lindi kjo nismë?
“Duke folur për këtë me kryeministren Meloni, doli se Italia mund të ketë nevojë për mbështetje logjistike për t’u marrë më mirë me zbarkimet. Ne u vumë në dispozicion”.
A është e vërtetë që edhe vende të tjera të BE-së ju kanë kërkuar ndihmë për këtë?
“Po, por ne u thamë jo të gjithëve”.
Mund të pyes se cilat vende?
“Në respekt për ta dhe për konfidencialitetin e bisedave, do të preferoja të mos e them.
Dhe pse i thatë po në vend të Italisë?
“Sepse jemi në borxhe dhe sa herë që mundemi mundohemi ta shlyejmë. Të mos harrojmë se çfarë bënë italianët për ne në pritjen e viteve ’90 dhe gjithashtu në krizat e mëpasshme që prekën Shqipërinë”.
Dikush nga opozita italiane foli për “Guantanamon” kur komentoi marrëveshjen me ju.
“Dua të theksoj se kjo është një çështje e brendshme. Thjesht do të them se më duket një koment jobujar ndaj atyre që në Guantanamon e vërtetë ishin aty dhe vuajtën. Kushdo që vjen në Shqipëri për një periudhë të kufizuar kohe do ta bëjë këtë duke jetuar në kushtet më të mira”.
Disa ankesa erdhën edhe nga opozita juaj.
“Në fakt, memorandumi i mirëkuptimit do të sillet në Parlament për miratim.
A ka një afat kohor për këtë marrëveshje?
“Do ta shohim pak nga pak. I vetmi kufizim është ai numerik: ne mund të mirëpresim maksimumi 3 000 emigrantë”.
Kur do të hapet qendra e pritjes?
“Mendoj në pranverën e vitit 2024. Por, italianët do ta vendosin këtë sepse do të jenë në krye të zbatimit dhe menaxhimit”.
A nuk ka rrezik për disa probleme në Shqipëri?
“Jo. Mbaj mend që ne kemi mirëpritur tashmë mbi 4 000 afganë që ikin nga egërsia e talebanëve. Tani, në fund të procesit burokratik, ata e gjejnë veten në SHBA ose Kanada. Ky është një operacion i realizueshëm dhe ne kemi treguar se jemi të aftë”.
Ju e dini fenomenin e migrimit. BE-ja duket se është në ngërç. Çfarë sugjeroni?
“Unë nuk jam në gjendje t’i them Brukselit se çfarë të bëjë dhe çfarë të mos bëjë. Ne vëzhgojmë dhe mund të marrim një ide. Por, është një gjë të ndihmosh nga jashtë, është tjetër të të duhet të menaxhosh urgjencën. BE është në një pozicion objektivisht të komplikuar për imigracionin”.
Në çfarë kuptimi?
“Me kalimin e kohës, disa vende evropiane kanë pasur një qëndrim të paqartë për pritjen, duke u thënë “jo” atyre që vijnë nga Afrika dhe duke hapur krahët për ata që vijnë nga Ukraina. Ndërsa shtetet e tjera, po mendoj për Suedinë, kanë pritur pa dallim, por sot ata e gjejnë veten gjithashtu të detyruar të menaxhojnë pasojat negative si krimi. Është një temë padyshim komplekse. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një qasje të re nga i gjithë Bashkimi Evropian”, thekson Rama në një intervistë për gazetën ”Corriere della Sera”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët