Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se sot ka përfunduar procesi i votimit për marrëveshjen e re KOSTT- ENTSO-E, me të cilën, sipas saj, vendi ynë fiton pavarësi energjetike. Marrëveshjen e kanë vlerësuar si një arritje të madhe edhe Ambasada gjermane në Prishtinë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, lideri i PDK-së, Kadri Veseli dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.
Marrëveshja është miratuar nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale- RGCE) dhe tash pritet nënshkrimi i saj.
Hajdari përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar Gjermaninë, SHBA dhe vendet e tjera mike.
“Sot më 20 prill 2020, në ora 17:00, ka përfunduar procesi i votimit për Marrëveshjen e Re të Kyçjes KOSTT- ENTSO –E. Marrëveshja e Re është miratuar nga RGCE (Grupi Regjional i Evropës Kontinentale). Me votimin e sotëm dhe nënshkrimin që do të pasojë, të Marrëveshjes së Re të Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike, për të cilën është punuar disa vite me radhë. Me këtë rast falënderojmë Gjermaninë me partnerët, SHBA dhe vendet tjera MIKE. Njëherit përgëzojmë KOSTT për këtë arritje të jashtëzakonshme! Urime Kosovë në këtë kohë të vështirë me Pandeminë COVID -19 por me SUKSESE HISTORIKE”, ka shkruar ajo.
Ndërsa, sipas komunikatës së KOSTT-it, me fillimin e implemenimit të Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT do të operoj si zonë rregulluese e pavarur brenda Bllokut AK në kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale.
“Alokimi i kapaciteteve të interkoneksionit dhe menaxhimi i kongjestioneve të rrjetit interkonektiv do të realizohet brenda strukturës së këtij blloku dhe jo më nga EMS (Serbi), ku edhe të hyrat nga këto aktivitete do të mblidhen nga Blloku, përkatësisht nga KOSTT. Ky zhvillim tutje i hap rrugë KOSTT-it për integrimin në tregun rajonal të energjisë, pjesëmarrjes në bursën shqiptare të energjisë (APEX) si dhe vënies në operim të linjës 400 kV Kosovë-Shqipëri”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.
Pas zhvillimeve të sotshme, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Ilir M.Shala tha se “Pas një pune të shkëlqyeshme nga ekipi i ekspertëve të KOSTT për disa vite me radhë, siç edhe patëm paralajmëruar, ne sot me 20 prill 2020 angazhimin tonë të pakursyer e kurorëzuam me fitore”.
“Kjo është një ditë e madhe historike për KOSTT-in dhe për gjithë Kosovën. Me zhvillimet e sotshme, edhe në aspektin energjetik KOSTT dhe Republika e Kosovës pavarësohen nga Serbia”, tha Shala.
Me këtë rast KOSTT ka falëndruar për mbështetjen institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, ZRrE, Ambasadën Gjermane, Bankën gjermane për Zhvillim-KfW, Ambasadën Amerikane, USAID, kompanitë homologe të ENTSO-E dhe të gjitha palët e tjera të interesit vendore dhe ndërkombëtare për përkrahjen e vazhdueshme në këto procese.
Arritjen e marrëveshjes KOSTT – ENTSO e ka përshëndetur edhe Ambasada gjermane në Kosovë.
Ambasada e Gjermanisë thekson se marrëveshja është moment historik për Kosovën.
“Marrëveshja e kyçjes më në fund mundëson krijimin e një zone të pavarur të kontrollit për Kosovën, ky është një moment historik për Kosovën dhe për bashkëpunimin në rajon. Ky është rezultati i një rruge të gjatë në të cilën Gjermania qëndronte përherë në krah të qeverive dhe institucioneve kosovare”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.
Marrëveshjen e kanë vlerësuar si një arritje të madhe edhe a kryeministri në detyrë, Albin Kurti, lideri i PDK-së, Kadri Veseli dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur e kyçjen e Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT) në Sistemet e Transmisionit të Evropës (që operojnë brenda asociacionit ENTSO-E).
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kjo marrëveshje e re do të mundësojë operimin si një bllok i vetëm energjetik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Interkonjeksioni, linja 400Kv midis nesh do të funksionalizohet. Për ndërtimin e saj ndihmoi e investoi mbi 75 milionë euro Qeveria Gjermane nëpërmjet KfW. Por prej më shumë se 6 vitesh kjo linjë nuk mund të funksionalizohej.
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka mirëpritur marrëveshjen e re të kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Evropës, përmes së cilës i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se për dy vite sa ishte kryeministër ka punuar që të arrihet kjo marrëveshje, transmeton Telegrafi.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka vlerësuar si hap shumë të rëndësishëm për Republikën e Kosovës, anëtarësimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO –E).
Veseli ka pohuar se arritje e marrëveshjes është lajm i gëzuar për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania