Marrëveshja e fshehtë shqiptaro-turke e vitit 1922

Jordan Jorgji
Në nëntor të vitit të kaluar doli në Greqi libri mbi marrëdhëniet greko-shqiptare me titull “Greqia dhe Shqipëria: ecje drejt së ardhmes apo kthim në të kaluarën?”, nën kujdesin e ish-ambasadorit grek në Tiranë, Alexandros Mallias Një nga bashkautorët e librit është Alekos K Papadopoulos, ish-ministër i PASOK-ut në disa poste të qeverisë greke Në shkrimin e tij me temë “Të kuptosh Shqipërinë sot” (fq 115-202), autori citon një marrëveshje të fshehtë të lidhur në nëntor të vitit 1922 midis deputetit të parlamentit shqiptar e ish-kryeministër Sulejman Delvinës dhe përfaqësuesit të Asamblesë Kombëtare Turke, Kolonelit Yusuf Kemal.
Informacioni mbi marrëveshjen vjen nga teksti i dërguar në atë periudhë në gjuhën greke drejt Shtabit të Përgjithshëm të Marinës në Athinë Dokumenti ruhet akoma në këtë institucion Është fjala për periudhën e Luftës Turke të Pavarësisë, ku qeveria nacionalistëve përgatitej për themelimin e republikës së Turqisë moderne.
Në djeninë time kjo marrëveshje e fshehtë nuk është gjerësisht e njohur nga historiografia shqiptare Në të vihet re impakti gjeostrategjik që kishte në atë periudhë (dis)balanca fetare në Shqipëri Interesant është fakti se në një nga pikat e marrëveshjes dy palët bien dakord të privojnë nga pozicioni i ministrit të Jashtëm e atij të brendshëm shqiptarë të besimit të krishterë, ndërkohë që shprehet gjithashtu nevoja e bashkë-koordinimit në zgjedhjen e një pasuesi mysliman në postin e Vilhelm Wiedit Ky i fundit kishte braktisur Shqipërinë me fillimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914 Për vetë interesin që shpreh kjo marrëveshje e fshehtë në drejtim të kërkuesve shqiptarë – duke marrë gjithmonë të mirëqenë faktin e vërtetësisë së informacionit të ruhet në Sh.P.M Greke – po paraqesim të përkthyer në gjuhën shqipe dymbëdhjetë pikat e kësaj marrëveshjeje.
1. Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë do të kujdeset moralisht dhe materialisht që Shqipëria të realizojë qëllimet e saj kombëtare.
2. Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë pranon që nëpunësit civilë e ata ushtarakë me origjinë shqiptare që banojnë në shtetin turk të shërbejnë pranë Qeverisë shqiptare.
3. Qeveria shqiptare merr përsipër të përgatisë brenda vitit ose më parë trupa ushtarake të organizuara në tri divizione.
4. Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Qeverisë së Ankarasë merr përsipër të dërgojë mision ushtarak me qëllim trajnimin e trupës së mësipërme.
5. Qeveria e Shqipërisë merr përsipër që nga tri divizionet, një të vendoset pranë kufirit me Serbinë, tjetra pranë kufirit me Greqinë dhe divizioni i tretë do të ketë qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë së brendshme.
6. Qeveria Shqiptare ka detyrë të organizojë grup kriminelësh dhe ta dërgojë atë brenda territorit grek.
7. Meqenëse 2/3 e shqiptarëve janë të besimit myslimanë dhe 90 për qind e Parlamentit janë gjithashtu deputetë myslimanë, Shqipëria ka detyrë të mos emërojë në asnjë mënyrë të krishterë në postet e ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Brendshëm, si dhe njëkohësisht do të kujdeset për vendosjen graduale të myslimanëve në rajone me shumicë greke të popullsisë.
8. Në Asamblenë e ardhshme do të vendoset çështja e regjimit politik në përputhje me sovranitetin popullor.
9. Në rast të mungesës së sovranitetit popullor, të shkohet drejt referendumit (në zgjedhjen e një princi mysliman) dhe për këtë qëllim duhet të bëhen përpjekjet e duhura nga ana e deputetëve myslimanë dhe e popullsisë myslimane.
10. Qeveria shqiptare do të kujdeset që tregtia të përqendrohet në duart e myslimanëve dhe për këtë qëllim të miratohen ligje të veçanta.
11. Pas arritjes së paqes dhe përfundimit të një pakti të përbashkët midis dy shteteve do të caktohet një komision i cili të përfundojë marrëveshjet specifike me karakter konsullor e tregtar.
12. Përveç pikës 6, të tjerat do të zbatohen menjëherë pas arritjes së paqes.
Në emër të Shqipërisë, deputeti i Delvinës, ish- kryeministër, Sulejman Fehmi.
Ish-ministri i Luftës, Kolonel Selahudin.
Në emër të Qeverisë së Ankarasë, këshilltari i Çështjeve të Jashtme, Yusuf Kemal,
Kolonel i Shtabit “Samau”.
/Respublica/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Njëzetë roje të varrit të Enver Hoxhës, përfunduan në Psikiatri: Dëgjonim zhurma, ulërima, britma...!?

SONTE

A…

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri