Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka folur për Leoanrdo Bonuccin dhe Gonzalo Higuainin.

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, ka kërkuar kthimin te Juventusi, por Marotta, ka thënë reparti i mbrojtjes është i kompletuar.


“E vërtetë që ai (Bonucci) ka shprehur dëshirën që të kthehet, por në këtë moment ekipin e kemi të kompletuar, sidomos në mbrojtje”.

GettyImages 687560242 Leonardo Bonucci sa ishte te Juventusi (Getty Images)

“Gjithçka ka lindur me takimin që kishim me Leonardon (drejtorin e Milanit), duke shkëmbyer edhe opinione dhe përshtypjet”.

“Ai na ka rrëfyer dëshirën e Bonuccit, që ka vlerësim dhe respekt për Juventusin”.

GettyImages 691955568 Ndeshja e fundit e Bonuccit me Juventusin (Getty)

“Por, u ndaluam aty, te vullneti i tij për t’u ribashkuar me skuadrën që ka qenë e tija për shumë vite. Raporti me Bonuccin është i jashtëzakonshëm, por Juventusi sot është shumë në rregull. Për ne është futbollist i rëndësishëm”.

“A ka pasur kërkesa për Higuain? Normale, kur vjen një kampion si Ronaldo, konkurrenca në repartin e sulmit është e madhe.

GettyImages 677992084 Gonzalo Higuain dhe Miralem Pjanic (Getty Images)

“Jemi duke vlerësuar, por kemi respekt të madh për të”, ka thënë Marotta./Telegrafi/