LAJMI I FUNDIT:

Marku në Kuvend: Vlora me përqindjen më të lartë të kriminalitetit

Marku në Kuvend: Vlora me përqindjen më të lartë të kriminalitetit

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku në seancën e sotme parlamentare ka prezantuar raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018.

Marku tha se viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët për shkak të vettingut.

“Shumë prokurorë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me KPK-në gjatë gjithë vitit. Vettingu i domosdoshëm, por i ka bërë prokurorët të pasigurt dhe apatikë”, tha Marku.


Ajo tha se janë ndjekur gjithsej rreth 48 mijë procedime penale.

“Janë bartuar nga viti 2017, 10,919 procedime penale. Janë regjistruar 109 procedime penale nga ana e prokurorisë. Ndërsa në vitin 2018 janë dërguar në gjykatë 11,790 çështje”, tha ajo.

Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar gjykata e shkallës së parë në Tiranë.

“Përqindja më e ulët e kriminalitetit në Dibër më e larta në Vlorë. Vjedhja e pasurive përbën numrin më të madh të të procedimeve penale të regjistruara”, bëri me dije Marku. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori