Këngëtarja e njohur shqiptare, Mariza Ikonomi, ka tash e sa kohë që nuk është intensivisht aktive në muzikë.

Sido që të jetë, ajo vazhdon të mbetet shumë e pëlqyer për një varg hitesh që ka sjell në të kaluarën.


Mariza e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me ta disa fotografi të reja nga pushimet.

362633034 18378004282033028 1906117204621759056 n

Ajo ka ekspozuar trupin e sajnë një palë bikini njëpjesëshe të zeza, duke zbuluar linjat e saj atraktive të trupit.

Nga fotografitë, duket se interpretuesja e këngës “Piono e vjetër” është në top formë, ndërsa ka marrë rreze të mjaftueshme dielli dhe ka shijuar freskinë e detit.

362631629 18378004294033028 9006673670650392053 n

“Gëzuar kujtimet e bukura si ky dhe më të bukurat në vazhdim”, ka shkruar Ikonomi në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e trupit. /Telegrafi/

361561665 668031185342205 2189975404814121121 n