Mario Mandzukic është kthyer në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e Serie A kundër Parma që zhvillohet të shtunën.

Mandzukic kishte frikë se do të mungonte për më shumë se një muaj, por ai është kthyer më shpejtë se sa është besuar.

Sulmuesi  i bashkohet Cristiano Ronaldos, Paulo Dybala, Douglas Costa, Moise Kean dhe Federico Bernardeschi në sulmin e Juventusit.

GettyImages 1074599394 Mario Mandzukic. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci mungojnë për këtë ndeshje.

Siç pritej  ata nuk janë të përfshirë për ndeshjen ndajn Parmës , duke vazhduar rikuperimin.

GettyImages 1083141642 Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci . (Photo by Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A)

Martin Caceres është tubuar adhe do të paraqitet për herë të parë në skuadër prej ardhjes nga Lazio.

Juventusi do të kërkojë ta harrojë humbjn e dhimbshme ndaj Atalantas, e cila e eliminoi nga Kupa. /Telegrafi/


Juventusi për ndehsjen ndaj Parmas: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Caceres, Alex Sandro, Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.