Mario Balotelli duket se shumë shpejtë do të rikthehet të luajë futboll, pasi aktualisht është një lojtar i lirë.

Super Mario ishte larguar në fund të sezonit të kaluar nga Brescia, pas përplasjeve që kishte me kryesinë e klubit.


Sipas asaj që raporton The Sun, Balotelli shumë shpejtë pritet të transferohet te Barnsley, derisa po stërvitet vazhdimisht në Itali.

skysports mario balotelli brescia 5009561

The Tykes aktualisht janë në vendin e 16-të në ligën e dytë të Anglisë, derisa italiani është pa klub dhe po e kërkon një urgjent.

Barnsley nuk e ka problem që t'i ofrojë një pagë të lartë Balotellit, në mënyrë që të transferohet në radhët e tyre, e që do të ishte një befasi e madhe.

Kujtojmë se Super Mario në të kaluarën ka luajtur për skuadra si, Interi, Milani, Liverpooli, Manchester City, Nice, e në fund përfundoi te Brescia. /Telegrafi/

telegrafi sport app