LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Me një vizion dhe plan progresiv, Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë me BE-në

Mariçiq: Me një vizion dhe plan progresiv, Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë me BE-në

Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i Lidhjes Socialdemokrat të Maqedonisë, Bojan Mariçiq, së bashku me kryetarin Dimitar Kovaçevski dhe nënkryetaren, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, morën pjesë në Samitin e liderëve nga Ballkani Perëndimor dhe Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

“Sot në Vjenë, Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian bashkoi të gjithë liderët progresivë të rajonit dhe BE-së dhe përmes një diskutimi të frytshëm bëri një rishikim dhe analizë të vazhdueshme të zhvillimeve në Evropë, nga ku doli një mesazh i qartë se Aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE kërkon përpjekje dhe një angazhim të fortë që procesi i zgjerimit të BE-së të aktivizohet.

Zgjerimi është ende politika më e suksesshme e BE-së dhe investim në stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, por kjo duhet të konfirmohet me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Mariçiq.


Samiti u titullua “Zgjerimi për Ballkanin Perëndimor TANI – për shoqëritë civile, demokratike dhe paqësore” mblodhi së bashku liderët e partive progresive të krahut të majtë nga Evropa Juglindore, si dhe udhëheqjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Evropiane në Parlamenti Evropian.

Liderët e Ballkanit Perëndimor theksuan se presin që zgjerimi të bazohet në euroentuziazmin reformist dhe të jetë i besueshëm dhe i parashikueshëm dhe mbi të gjitha i drejtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori