LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Procesi i negociatave me BE-në e bën më të vlerësuar punëtorin nga RMV

Mariçiq: Procesi i negociatave me BE-në e bën më të vlerësuar punëtorin nga RMV

Në Bruksel është duke u zhvilluar skriningu bilateral për Kapitullin 2 “Lëvizja e Lirë e Punëtorëve”, për të cilin zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në video-fjalimin e tij nga Komisioni Evropian, thotë se kjo është shumë kapitull i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë, sepse me harmonizimin me legjislacionin e BE-së hiqen barrierat në tregun evropian të punës dhe hapja e tij do ta bëjë më të vlerësuar punëtorin e vendit tonë.

“Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, për qytetarët e Maqedonisë kjo nënkupton punë pa leje pune, trajtim të barabartë në punësim si me qytetarët e shteteve të tjera anëtare të BE-së, sigurime të barabarta shoqërore si qytetarët e shtetit anëtar ku punëtori është i punësuar e drejta e pensioneve dhe kontributeve sociale, njohja reciproke e kualifikimeve”, thotë Mariçiq.

Zv. kryeministri dhe kryenegociatori me BE-në thotë se kemi bërë një sërë reformash në këtë fushë, por duhet bërë më shumë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka lidhur 15 marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me 9 shtete anëtare të Bashkimit Evropian për përdorimin e kartelës evropiane të sigurimit shëndetësor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori