Mariçiq: Në këto kushte të krizës, na nevojitet t’i ruajmë vlerat evropiane të bashkëpunimit
“Dita e 9 Majit është simbol i heroizmit dhe unitetit të njerëzve të cilët i kanë mbrojtur shtetet e tyre dhe tërë botën nga e keqja më e madhe gjatë shekullit të kaluar – fashizmi. Kjo datë historike na paralajmëron se të keqen që e ka bërë fashizmi, asnjëherë nuk guxon të përsëritet për të mirën e gjeneratave të ardhshme. Njëkohësisht, kjo datë na obligon të vazhdojmë t’i ruajmë parimet reale për ndërtimin e paqes, unitetin, stabilitetin dhe lirisë”, me këto fjalë përmes një video mesazhi, uroi Ditën e Evropës, zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq.
Në urimin me mesazh për paqe, unitet dhe solidaritet, Mariçiq përkujton se sot festohet fitorja e demokracisë, vlerave evropiane, toleranca dhe dialogu, në realizimin e vizionit të Robert Shumanit dhe Zhan Monesë, si dhe se kjo ditë është mundësi që të respektohet dhe të shprehet falënderim për atë që Bashkimi Evropian e bën në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të kontinentit.
“Datën 9 Maj këtë vit Evropa dhe bota e shënojnë në kushte të krizës së sigurisë ekonomike dhe energjetike dhe prandaj, si asnjëherë më parë na nevojiten bazat e vlerave evropiane, solidaritetit, unitetit dhe bashkëpunimit”, potencon zëvendëskryeministri Mariçiq.
Sipas tij, sfidat e tanishme padyshim tregojnë se zgjerimi, si politikë më e suksesshme e Bashkimit Evropian, megjithatë është mënyra e vetme për përforcim dhe mbrojtje të sigurisë. paqes dhe avancimit të Evropës, si dhe se politika koherente e dyerve të hapura do të kthehet lartë në agjendën e BE-së dhe në periudhën që vijon të japë rezultate.
“Qëllimi ynë dhe gjenerata e vetme për një të ardhme me prosperitet të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme është Bashkimi Evropian. Prandaj edhe mbesim përherë të përkushtuar që vendi ynë të mbetet i anëtare e plotfuqishme, e besueshme dhe përgjegjëse në familjen evropiane”, thotë Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq sot dhe nesër qëndron për vizitë pune në Paris, ku do të ketë takime me Klemen Bon, sekretar shtetëror për çështje evropiane të Francës, me Izabel Dumont këshilltar politik për Ballkanin të presidentit Emanuel Makron dhe me kryetarin e Komitetit për Çështje ndërkombëtare dhe mbrojthe, Kristian Kambon.
Në kuadër të vizitës, Mariçiq do të ketë fjalim edhe në konferencën “Dialogje ballkanike” në të cilën marrin pjesë përfaqësues të lartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?