LAJMI I FUNDIT:

Marcus Thuram tregon sekretin e formës së jashtëzakonshme të Interit

Marcus Thuram tregon sekretin e formës së jashtëzakonshme të Interit

Marcus Thuram ka insistuar se ka një ‘rrugë të gjatë’ përpara në luftën për Scudetton, por ka identifikuar atë që ai mendon se ka qenë çelësi për formën e jashtëzakonshme të ekipit.

“Ne e duam njëri-tjetrin si vëllezër”, ka thënë reprezentuesi francez pas fitores ndaj Lazios në udhëtim.

“Nerazzurrët” nuk treguan aspak mëshirë ndaj Lazios, duke fituar me rezultat të pastër 2-0 me golat e Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.


“Ne luajtëm mirë sot, jemi katër pikë larg Juventusit, por është vetëm dhjetori dhe ka një rrugë të gjatë përpara”, ka thënë Thuram për DAZN.

Interi tregon forcën ndaj Lazios, fillon shkëputjen ndaj Juventusit
Lexo po ashtu Interi tregon forcën ndaj Lazios, fillon shkëputjen ndaj Juventusit

Tradicionalisht, Interi kishte një rekord mjaft të dobët në “Olimpico” ndaj Lazios, pasi ishin pa fitore në atë stadium që nga vitit 2018 dhe tani janë tetë pikë më të mirë se sa edicionin e kaluar.

“Mundohem të jap më të mirën, të ndihmojë bashkëlojtarët e mi dhe të fitojmë ndeshjet. Nëse shënoj, është mirë gjithashtu, por gjëja më e rëndësishme është që të fitojmë. Barella është një lojtar i madh dhe jam gjithmonë i kënaqur kur marr një asistim nga ai”, u shpreh Thuram.

Duket se ka një raport shumë të mirë miqësor në ekip e Interit dhe Thuram siguroi të gjithë se pikërisht atmosfera në dhomën e zhveshjes, ka qenë faktor për këto rezultate.

“Ky është një grup djemsh që pëlqen të stërvitet dhe të luajnë së bashku, ne e duam njëri-tjetrin si vëllezër”, përfundoi ai.

Inter gjithashtu janë kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve dhe nesër (e hënë) do të mësojnë kundërshtarin e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori