Marcos Alonso i Chelseat do të humbasë gjysmëfinalen e FA Cup-it kundër Southamptonit në Wembley.

Mbrojtësi i krahut të majtë është dënuar me tre ndeshje mos lojë nga ana e Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Anglisë (FA) pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Shane Longut.


Ai gjithashtu do të humbasë ndeshjet e Ligës Premier kundër Burnleyt të enjten dhe Swanseas më 28 prill.

100940146 alonso getty2 (Getty Images)

Në fakt, gjyqtari Mike Dean nuk kishte arritur ta sheh incidentin ku Alonso kishte goditur në këmbën e Longut në minutën e 43-të të ndeshjes.

"Ishte një gjykim i keq, duhet të kishte qenë një karton i kuq sipas mendimit tim", tha menaxheri i Southamptonit, Mark Hughes.

Mungesën e spanjollit pritet ta mbush braziliani Emerson Palmieri - i cili ishte transferuar nga Roma për 19 milionë euro gjatë janarit.

Ndryshe, Chelsea takimin e zhvilluar si mysafirë e kishte fituar me rezultat 3-2. /Telegrafi/

telegrafi sport app