LAJMI I FUNDIT:

Marco Reus bëhet me skuadër të re pas largimit nga Borussia Dortmundi

Marco Reus bëhet me skuadër të re pas largimit nga Borussia Dortmundi

Marco Reus është larguar nga Dortmundi pas 12 viteve qëndrim në klubin e tij të zemrës.

Sulmuesi veteran gjerman do të largohet përfundimisht edhe nga futbolli evropian dhe ai tanimë e di se ku do ta vazhdoj karrierën.

E ardhmja e legjendës gjermane do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai karrierën do ta vazhdoj te skuadra Los Angeles Galaxy.


Reus i qerasi tifozët e Borussia Dortmundit, por kjo i kushtoi mbi 100 mijë euro
Lexo po ashtu Reus i qerasi tifozët e Borussia Dortmundit, por kjo i kushtoi mbi 100 mijë euro

35-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë për një vit e gjysmë me LA Galaxy, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Marrëveshja me LA Galaxy përfshin një pagë vjetore prej 350,000 dollarëve në sezon, derisa gjermani do t’i ketë të drejtat e marketingut.

“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi
Lexo po ashtu “Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

LA Galaxy, një nga skuadrat më të suksesshme në MLS, janë të etur për të shtuar në skuadrën e tyre një lojtar të shtatit të Reus, talenti dhe përvoja e të cilit premtojnë të rrisin nivelin e ekipit dhe të tërheqin edhe më shumë vëmendjen e tifozëve.

Kjo lëvizje jo vetëm që përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm për Reus, por edhe për MLS, e cila vazhdon të tërheqë lojtarë me famë botërore.

Kroos dhe Reus, dy historitë e mëdha të dashurisë së finales  
Lexo po ashtu Kroos dhe Reus, dy historitë e mëdha të dashurisë së finales  

Reus kishte oferta shumë më të mira financiare nga skuadrat arabe, por ai ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në MLS pasi gjithmonë kishte deklaruar se një ditë do të luaj në elitën e futbollit amerikan.

Zyrtarizimi i gjermanit si futbollist i ri i LA Galaxy pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori