Marcelo thotë se është vështirë të gjesh motiv kur nuk konkurron për trofe

Pas fitores ndaj Athletic Bilbaos, mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, e ka komentuar në tërësi këtë sezon të madrilenëve duke thënë se është e vështirë të motivohesh në ndeshje të ligës, kur nuk lufton më për asnjë trofe.
“Është e komplikuar që në fund të sezonit, kur nuk luan për asgjë të motivohesh për të realizuar ndeshje të mirë dhe të fitosh".

"Ne e gjetëm motivimin pasi erdhëm përballë publikut tonë dhe mendoj se luajtëm mirë, veçanërisht në pjesën e dytë, që nuk ishte edhe aq e vështirë për ne”, ka thënë braziliani, citon KP.
“Nuk është një çështje nëse ka mbaruar ose jo sezoni. Ne duhet të punojmë gjithmonë fort kur veshim këtë fanellë".
"E dimë të gjithë se ka qenë një sezon i vështirë. Jemi vërtetë shumë të dëmtuar për shkak të asaj që ndodhi këtë sezon, por duhet të shohim përpara”, ka shtuar Marcelo.





















































