Marcelo ndal topin në mënyrë fantastike, nuk thuhet kot "anglezët zbuluan futbollin, por brazilianët e perfeksionuan"

Udhëtimi i Real Madridit në Allianz Arena ishte më i lehtë për Los Blancos sa që pritej.
Reali fitoi me rezultat 1-2, duke pasur kështu një favorizim të lehtë drejt rrugës për t'u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Golin e parë, atë të barazimit për skuadrën spanjolle e shënoi Marceo në minutën e 44-të.
Por, braziliani mori edhe një herë gjithë vëmendjen në minutën e 59-të.
Ai arriti të ndal topin në mënyrë fantastike, edhe pse topi drejt tij erdhi nga një distancë e madhe.
Kjo nuk është herë e parë që mbrojtësi në fjalë bën gjëra të tilla, ai shpesh herë ka befasuar me klasin e tij.
E çfarë të thuhet më shumë? Gjëra brazilianësh. /Telegrafi/
https://twitter.com/Sporf/status/989249026817183744

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































